Champions League

Nuk pagoi faturat, PSG rrezikoi të mbetej në rrugë

PSG është padyshim një nga klubet më të pasur në botë. Megjithatë, duket se gjatë transfertës së Champions League të luajtur kundër Arsenal 23 nëntorin e kaluar, parisienët kanë qenë protagonist të një episodi të pakëndshëm, që ka pasur lidhje pikërisht me çështje ekonomike. Sipas “L’Equipe”, Cavani me shokë, pasi kanë mbërritur në Londër, duket se kanë pasur probleme me hotelin dhe kanë rrezikuar të mbeteshin pa dhoma për natën. Arsyeja? Mospagimi nga ana e klubit e disa faturave të mbetura pezull me hotelin. Duket si një shaka, sepse nuk mund të imagjinohet sheiku Al-Khelaifim të cilit i pëlqen shumë të bëjë shopin në Europë dhe të paguajë shuma të çmendura për lojtarët, të tërhiqet mbrapa për një faturë hoteli të ekipit.

https://www.youtube.com/watch?v=gcPpsRU1dAI

EPIOSDI – Pronari i “Courthouse Hotel”, i njëjti ku Paris SG ka qëndruar gjatë 1/8-ve të luajtura kundër Chelsea-it (marsin e kaluar) ka pretenduar pagesën e parakohshme dhe shlyerjen e të gjitha faturave të mbetura pezull, duke i dhënë një ultimatum të vërtetë klubit. Për këtë arsye PSG nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër përveçse të paguajë shumë që detyrohej dhe të parapaguante 80% të faturës për vizitën e re. Por, nga sa mësohet, kjo nuk ka qenë hera e parë që PSG ka vonuar pagesat e faturave. Të njëjtat problem mësohet të jenë verifikuar edhe në një hotel të Nantes.

Më shumë nga Champions League