Connect with us

NBA

Nuk paraqitet në ndeshje, Derrick Rose rikthehet në Chicago

Mungesa e basketbollistit të New York Knick, Derrick Rose, në ndeshjen e luajtur dje në mbrëmje ndaj New Orleans, ka krijuar jo pak panik në NBA. Lojtari u paraqit në stërvitjen e paradites, por çuditërisht nuk u paraqit në ndeshje. Asnjë nuk kishte informacion, sfida u luajt rregullisht në “Madision Square Garden” të New York dhe vendasit u mudën 110-96 nga miqtë. Rose nuk lajmëroi askënd për këtë mungesë dhe ky fakt ka bërë xhiron e botës në orët e fundit, pasi askush nuk kishte dijeni për vendndodhjen e basketbollistit, ish-MVP i sezonit të rregullt në NBA.

Basketbollisti Derrick Rose, ma fanellen e New York Knick

Sipas mediave amerikane (ESPN), lojtari ishte larguar nga New York për në Chicago, pa marrë lejen e drejtuesve të klubit. Ndërkohë që, marrëdhënia e tij me trajnerin Jeff Hornacek nuk është e mirë, pasi ai e ka aktivizuar pak. Ndaj Rose ka udhëtuar për në vendlindjen e tij, Chicago, ku dhe aktivizohej deri një vit më parë. Arsyeja: Një problem familjar. Më vonë mësohet se basketbollisti ka kontaktuar si drejtuesit e skuadrës së tij ashtu dhe të NBA-së për vendndodhjen. “Është mirë dhe ky është një lajm pozitiv për të gjithë”, tha Joakim Noah, basketbollisti i vetëm që ka folur për këtë çështje.

Më shumë nga NBA