• “Nuk do qëndroj aq gjatë trajner sa Ferguson e Wenger”

    Publikuar: 8 Jan 9:00

    Trajneri italian Antonio Conte ka konfirmuar sot se e ka admiruar gjithnjë kolegun e tij Alex Ferguson dhe punën që ai ka bërë te Manchester United. Conte mendon se Ferguson është një model për të gjithë, por nuk mendon se do të ketë aftësinë dhe shansin të qëndrojë aq gjatë te Chelsea ashtu si trajneri skocez. “Unë mendoj se do të tërhiqem apo largohem në një moshë më të re”, tha Conte edhe pse italiani ka fituar zemrat e fansave dhe drejtuesve të klubit londinez. Madje drejtori sportiv i Chelsea, Michael Emenalo, është shprehur se dëshiron që Conte të qëndrojë përgjithnjë te skuadra.

    Trajneri italian Antonio Conte

    Por pavarësisht gjithë këtyre lëvdatave, Conte shprehet se nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë aq gjatë te Chelsea ashtu si bëri Ferguson me United (fitoi 13 tituj në Premier League). Ndërkohë që e njëjta situatë është edhe me trajnerin francez të Arsenal, Arsene Wenger, që ndodhet te skuadra prej 20 vitesh. “Po flasim për dy trajnerë të mëdhenj, për dy përbindsha. Për mua janë të dy trajnerë të shkëlqyer, madje Ferguson është modeli im. Kur shoh atë apo edhe Wenger, unë shpresoj t’u ngjaj sadopak. Nuk pres të qëndroj aq gjatë te Chelsea, por 10 vjet ndoshta”, tha Conte.

    [interaction id=”5787a533eaef76d524c74c34″]


    Lexo postimet e tjera