Ligue 1

Nuk rinovon me PSG, “tender” me tri superklube për mesfushorin francez

Kanë mbetur edhe pesë ditë nga mbyllja e merkatos së verës në Seria A, por mungojnë edhe 17 ditë deri në uljen e siparit të transferimeve në Ligue 1. Adrien Rabiot është kthyer me forcë në grupin e emrave, që ende mund të merren në tregun ndërkombëtar të transferimeve. Barcelona, ​​Juventusi dhe Milani janë të interesuar për të.

E gjitha rifilloi nga fjalët e Thomas Tuchel, pas fitores së PSG ndaj Caen: “Nuk jam i sigurt se Adrien do të qëndrojë këtu te PSG. E gjitha varet nga ai. Për mua është një lojtar i madh dhe mund të rritet ende”.

Menjëherë janë vënë në punë antenat e skuadrave të përmendura më sipër, por sidomos të Juventusit, për shkak se në të kaluarën, klubi bardhezi ka kontaktuar me lojtarin për ta marrë atë pa asnjë kosto, vitin e ardhshëm. Rabiot nuk ka ndërmend të rinovojë me PSG-në dhe madje mund të qëndrojë një vit në Francë përpara se të zgjedhë destinacionin e ri, ashtu siç dëshiron.

Nuk përjashtohet një interes në këto ditë të fundit të merkatos së verës, por nëse Rabiot do të mbetet në Francë dhe nuk do të rinovojë me gjigandët parizienë, atëherë Juventusi do të konsiderohet si favorit për ta marrë atë vitin e ardhshëm si jë transferim të lirë.

Në këtë drejtim, megjithatë, duket se Barcelona është përpara. Ndërsa Milani, i cili gjithmonë studion blerjen e Milinkovic-Savic, mund ta konsideronte Rabiot një plan të shkëlqyer B.

Më shumë nga Ligue 1