• “Nuk shënoj kurrë ndaj Milan?”, Icardi i përgjigjet kritikëve

    Publikuar: 13 Apr 6:04

    Veç Stefano Pioli, edhe Mauro Icardi, sulmues dhe kapiten i Interit ishte sot përballë mediave në konferencën për shtyp të zhvilluar përpara ndeshjes derbi që Interi do të diskutojë ndaj Milan: “Kemi analizuar gjithçka për të kuptuar se çfarë ka ndodhur gjatë dy ndeshjeve të fundit. Punojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Tani duhet vetëm të shohim përpara. Mesazh për tifozët? Nuk dua të bëj premtime. Them vetëm se puna e bërë në 5-6 muaj nuk hidhet poshtë me vetëm dy ndeshje të gabuara. Ausilio? Drejtori sportiv duhet të kërkojë të motivojë ekipin. Ka momente kur duhet të flasë, është roli i tij. Ne duhet të ecim mirë për veten tonë, por edhe për të gjithë ata persona që punojnë për ne”.

    Imazh i ngjashëm

    “Crotone i përket të kaluarës, tani menden edhe shtatë ndeshje të rëndësishme. Gjatë këtyre muajve kemi dëshmuar tjetër gjë, nuk ishte një ndeshje e Interit. Nuk shënoj kurrë ndaj Milan? Nuk është një gjë që më shqetëson. Por, për mua që jam kapiteni, të shënoj në derbi do të jepte shumë kënaqësi. Bauza? Unë bëj këtu punën time, të arrija në përfaqësuese do të ishte një shpërblim, nuk mund të them gjë tjetër. Herën e fundit dëshironte të më grumbullonte, tani të shohim se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Maxi Lopez? Ka shumë nga ato momente kur mund të flitet, por ky nuk është rasti. Jemi vetëm dy ditë larg një ndeshje shumë të rëndësishme. Unë e kam thënë prej kohësh që kjo është një histori e mbyllur dhe nuk më përket më”, deklaori Icardi.


    Lexo postimet e tjera