Futboll

Nuk shlyen detyrimet, UEFA pezullon 3 vjet Partizanin

UEFA ka pezulluar për 3 sezone nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare skuadrën e Partizanit të Bogradit, pezullim që vlen si për Champions League ashtu dhe për Europa League (2017-2020). Sipas drejtuesve të UEFA-s, skuadra serbe ka një borxh prej 2,5 milionë eurosh të pashlyera karshi institucionit të futbollit europian. Detyrime që vijnë nga kontribute të pashlyera prej shtatorit të vitit të kaluar (gjoba, taksa etj).

Ky pezullim kaq i rëndë për skuadrën e Partizanit (skualifikimi 3-vjeçar) është bërë për faktin se kjo nuk është hera e parë që skuadra serbe ka të tilla probleme me UEFA-n, por ato janë të përsëritura. Kjo është hera e tretë në 5 vitet e fundit që Partizani i Beogradit nuk shlyen detyrimet. “Këtë vit, këshillimet tona kanë qenë të përsëritura, ndërkohë që çdo sezon bëhet fjalë për të njëjtat detyrime të pashlyera”, thuhet në deklaratën e UEFA-s. Në vitin 2013, skuadra serbe u pezullua një vit nga aktivitetet ndërkombëtare, po për të njëjtën arsye.

Skuadra serbe e Partizanit të Bogradit

Më shumë nga Futboll