Fitnes

Nuk do ta besoni kurrë çfarë pi “The Mountain” për t’u bërë kaq i madh

Për fansat e Game of Thrones, ai njihet si “The Mountain” (Mali), por emri i tij i vërtetë është Hafþór Júlíus Björnsson, shkurt e thërrasin Thor. Kur nuk është duke i prerë kokën kuajve në film, islandezi, që peshon 181 kg, ngre trungje pemësh me peshë 680 kg, mban peshë disa frigoriferë dhe të gjitha këto i dokumenton në Instagram. Një postim i tij tregon se çfarë konsumon ai për të ruajtur formën fizike. Dhe është një skenë po aq drithëruese sa skenat e dhunës që shihen në Game of Thrones.

When you don’t feel like eating anymore but you’re thirsty as hell! Tag a friend that MUST try this!! 💪👊

A video posted by Hafþór Júlíus Björnsson (@thorbjornsson) on

Po, ajo që patë ishte një pjatë me oriz, perime dhe pulë të futura të gjithë në një grirëse, për t’u pirë më pas nga Bjornsson. (Apo është peshk? A duam ta dimë me të vërtetë?) Pse? “The Mountain” ka nevojë për një numër shumë të lartë kalorish dhe proteinash për të përballuar fizikun e tij të madh, forcën, dhe aktivitetin e madh që zhvillon. Në 9:30 të mëngjesit ha më shumë nga sa bëjnë pjesa më e madhe e meshkujve. Tre vaktet e mëngjesit përfshijnë 8 vezë, një biftek, tërshërë, patate të ëmbla, avokado, fruta, arra dhe perime. Disa herë ai lodhet duke ngrënë saqë vendos t’i fusë ushqimet në grirëse për t’i pirë me një frymë.

Vetë Björnsson nuk e këshillon që njerëzit të ndjekin dietën e tij, por nëse doni mund të fusni në grirësen tuaj disa ushqime më të pranueshme (mollë, banane, luleshtrydhe, qershi, ananas, boronica etj.) për syrin dhe stomakun.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Fitnes