Champions League

“Nuk do ta shihja Liverpool-in edhe sikur të luante në oborrin e shtëpisë sime”

Legjenda e Manchester United Roy Keane mendon se është e vështirë të emocionohesh kur sheh Liverpool dhe ai nuk pret që Të Kuqtë të fitojnë titullin në fund të sezonit.

Liverpool momentalisht ndodhet në vend të gjashtë të renditjes së Premier League dhe u eliminuan nga Leicester në raundin e tretë Carabao Cup.

Liverpool mposhti Maribor-in me rezultatin 3-0 të mërkurën në Champions League por Keane nuk është i bindur nga skuadra e Jurgen Klopp.

“Është e vështirë të kuptosh Liverpool për momentin,” shprehet Keane për ITV. “Është e vështirë të emocionohesh duke i parë.

“Nuk janë ekip i keq, vetëm mbrojtja është e tmerrshme…në fund të sezonit kur të ndahen çmimet, Liverpool nuk do të marrë gjë.

“Nëse Liverpool do të luante në oborrin e shtëpisë sime, nuk do t’i shihja.”

Më shumë nga Champions League