MMA

Nunes mbron titullin kampion, mposht Shevchenko me vendim jo-unanim

Amanda Nunes mbrojti sot titullin kampion bote në peshën “bantam” (pesha gjel) në artet marciale mikse, duke fituar me vendim jo-unanim ndaj rivales Valentina Shevchenko, ndeshje e zhvilluar në Kanada dhe e vlefshme për UFC-215. Dy gjyqtarë votuan në favor të Amanda Nunes, të dy 48-47, ndërsa njëri ishte në favor të Valentina Shevchenko (po 48-47). Kjo bëri që Shevchenko të largohet e pakënaqur nga kafazi, ndërsa Nunes të nisë një tjetër festë për këtë triumf.

Kjo ishte hera e dytë që dy sportistet përballeshin mes tyre në kafaz, me Nunes që pat fituar edhe 18 muaj më parë, asokohe me vendim unanim. Ky revansh duhej të ishte zhvilluar dy muaj më parë, në UFC-215, por u shty për shkak të problemeve shëndetësore të Nunes, që u tërhoq pak orë para fillimit të eventit. Në këtë revansh të dyja sportistet zhvilluan një sfidë të fortë dhe të dyja e meritonin fitoren, në një ndeshje të hapur dhe me rivalitet deri në fundin e raundit të pestë.

Nga dueli mes Nunes dhe Shevchenko

Të 5 raundet ishin të fortë, plot me emocione dhe rivaliteti nuk mungoi, çka u duk në ndarjen e pikëve nga ana e gjyqtarëve, që duket se e patën të vështirë të japin një vendim unanim. Por gjyqtarët vendosën t’i japin titullin “luaneshës” braziliane, e cila e mbron për të dytën herë këtë titull, duke mundur një rivale të denjë. Nunes e nisi më mirë duelin, por Shevchenko arriti të rikuperojë dhe gjithçka u vendos në raundin e pestë. Në të 5 raundet sportistet treguan aftësitë e tyre, një sfidë që ishte e denjë për të qenë duel kryesor i mbrëmjes.

Pikezimi i gjyqtarave

Më shumë nga MMA