UFC

Nunes në kërkim të një rivaleje, Holm dhe Cyborg dy kandidatet

Amanda Nunes mbrojti titulli kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha gjel) në artet marciale mikse, duke mundur Raquel Pennington në eventin e UFC-224. Ky është suksesi i shtatë radhazi për kampionin braziliane, e cila i ka mposhtur të gjitha rivalet e divizionit të saj dhe tashmë është në kërkim të një sfidante tjetër. Emrat që kanë nisur të qarkullojnë nuk janë të shumtë, duke qenë se Nunes i ka mundur tgë gjitha rivalet kryesore, ndaj dhe kandidatet duket se janë dy: Cris Cyborg dhe Holly Holm.

Bëhet fjalë për dy kampione të arteve marciale mikse, dy sportiste që kanë shkruar historinë e këtij sporti, ndaj dhe fansat mezi presin të mësojnë se cila do të jetë rivalja e radhës. Do të kemi një derbi brazilian mes Nunes dhe Cyborg, apo UFC-ja dhe Dana White do t’i japin një tjetër shans Holly Holm për t’u bërë kampione e botës në këtë divizion. Të dyja sfidat janë të pranueshme edhe pse përballja Nunes-Cyborg është ajo që intrigon më shumë fansat e UFC-në, ndaj dhe kjo e fundit ka nisur të bëjë llogaritë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga UFC