FSHF

Nurishmi zbulon risitë dhe ndryshimet e sezonit të ri futbollistik (video)

Në FSHF po bëjnë përgatitjet e duhura për sezonin e ri futbollistik, sipas të gjitha kategorive. Kuptohet, parësore është Superiorja, ku garojnë skuadrat më të mira të vendit. Në një intervistë për faqen zyrtare të këtij institucioni në internet,

Në FSHF po bëjnë përgatitjet e duhura për sezonin e ri futbollistik, sipas të gjitha kategorive. Kuptohet, parësore është Superiorja, ku garojnë skuadrat më të mira të vendit. Në një intervistë për faqen zyrtare të këtij institucioni në internet, shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi, zbardh “arkitekturën” e edicionit të ri futbollistik, 2016-2017.

Ai tregon disa nga risitë e Superiores dhe të Kategorisë së Parë e të Dytë. Sipas Nurishmit, janë bërë disa ndryshime në rregullore lidhur me aktivizimin e lojtarëve të skuadrave A në ato B, çka rrjedh si pasojë e çështjes “Partizani B”, që përmes fushës së lojës mundi Sopotin dhe u ngjit në Kategorinë e Parë, por Komisioni i Disiplinës vendosi ndryshe.

Lysjeni

Duke qenë në pritje të licensimit të stadiumeve, ku do të luhen ndeshjet, FSHF-ja nuk e ka përcaktuar ende shortin e sezonit futbollistik 2016-2017, për Superioren. Faza e tretë e elitarëve në futbollin tonë do të zhvillohet ndryshe nga sezoni i shkuar. Për të gjitha këto, ndiqni intervistën e shefit të sektorit të garave në FSHF, Lysjen Nurishmi, në videon shoqëruese të këtij shkrimi.

 

Më shumë nga FSHF