Futboll

N’Zonzi ka marrëveshje me Juventus-in

Mesfushori i Sevilla-s, Steven N’Zonzi duket se ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar te Juventus-i sipas të përditshmes spanjolle “AS”. Ka shkëlqyer me skuadrën e tij dhe vlen të thuhet se francezi ka qenë gjithmonë në interesin e klubeve më të mëdha europiane.

Për një kohë të gjatë, Barcelona ka qenë nga pretendentet kryesore për lojtarin, por tani flitet se një tjetër klub elitar dëshiron gjithashtu të blejë shërbimet e francezit. Në fakt sipas informacioneve të “AS”, N’Zonzi ka rënë dakord me Juventus-in për t’iu bashkuar këtë verë, pavarësisht se ka zgjatur kontratën deri në 2020-ën me Sevilla-n. Për rrjedhojë mbetet veçse të bindë klubin spanjoll që ta lërë të largohet, diçka që nuk duket shumë e thjeshtë duke parë rëndësinë e lojtarit në skuadrën andaluze. Gjithsesi merkatoja verore nuk është dhe shumë larg për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i mesfushorit 28-vjeçar.

Më shumë nga Futboll