Merkato

Objektivi i Real Madrid dhe Barcelona pranë rinovimit me Chelsea-n

Marcos Alonso thotë se është shumë pranë marrëveshjes me Chelsea-n për një kontratë të re, duke i dhënë fund spekulimeve se mund t’i bashkohej Real Madridit ose Barcelona-s.

Alonso është përfolur për një transferim te gjigantët spanjollë pasi është kthyer në një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë gjatë kohës së tij në Stamford Bridge.

Dhe tani 27-vjeçari thotë se nuk do të ndjekë hapat e Thibaut Courtois i cili u transferua te Real Madrid gjatë verë.

“Çfarë të them, jam shumë rehat te Chelsea,” shprehet Alonso për AS.

“Edhe klubi duhet të jetë i kënaqur me mua pasi kam edhe dy vite kontratë dhe më kanë ofruar një rinovim që tani. Jemi shumë pranë marrëveshjes.

“Nëse çdo gjë shkon mirë, mendoj se do të rinovoj në fund të muajit. Në ditët e ardhshme.”

Më shumë nga Merkato