Merkato

Objektivi kryesor i Barcelona-s luan në Holandë

Ajax i ka mbyllur derën tentativave të mëparshme të për të blerë Frenkie De Jung por kjo situatë mund të ndryshojë në ditët e ardhshme.

Bisedimet e mëparshme kanë qenë të pasuksesshme për shkak të shifrës së transferimit.

Oferta e Barcelona-s ishte më pak se 50 mln euro, një shifër që nuk e ka joshur Ajax-in për të vazhduar negociatat.

De Jong do të ishte një blerje e rëndësishme për katalanasit, të cilët do të merrnin një lojtar 21-vjeçar me një të ardhme të madhe.

Lojtari nuk ka luajtur për shumë muaj për shkak të dëmtimit, dhe vetëm së fundmi është rikthyer të stërvitet me skuadrën.

Negociatat mund të vijojnë që pas emërimit të Eric Abidal në krye të Barça-s, i cili është mik i mirë me homologun e tij te Ajax, Marc Overmars.

Gjithsesi, pengesa më e madhe nuk është çmimi i lojtarit, por ambiciet e Ajax, që kërkon të fitojë kampionatin dhe De Jong është një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit.

Më shumë nga Merkato