• “Oblak tek Inter? Në Itali ekziston vetëm Juventus”

    Publikuar: 12 May 10:20

    Miha Mlakar, menaxheri i portierit të Atletico Madrid, Jan Oblak, ka folur për të ardhmen e klientit të tij, duke përjashtuar Italinë si një nga destinacionet e mundshme. “Oblak është portieri më i mirë në botë, – ka thënë ai, – dhe natyrisht ka klube të interesuar, dy në veçanti. Mund të them vetëm se njëri nga këta është i Premier League”. Portieri është përfolur për një transferim te Manchester United, si zvëndësues i De Gea.

    Më pas ka ardhur edhe thumbimi ndaj Inter: “Nëse e ardhmja e tij mund të jetë në Itali tek Inter? Në Itali ekziston vetëm Juventus dhe aty luan Buffon, i cili mund të luajë për shumë vite të tjerë”.

    [interaction id=”59161a0dba9a48f55d7aff03″]


    Lexo postimet e tjera