Merkato

Odegaard do të huazohet te Valencia për dy vite

Martin Odegaard është një nga blerjet më të bujshme të sezonit 2014/15. Thesari norvegjez u transferua te Real Madrid në janar të 2015, kur ai ishte vetëm 16 vjeç.

Tani, pasi ka bërë një sezon fantastik me Heerenveen, ai pritet të rikthehet në futbollin elitar në vitin 2018.

Sipas medias spanjolle, është arritur marrëveshja midis Real Madrid dhe Valencia CF, që do ta transferojë lojtarin premtues për dy sezone në formë huazimi te skuadra e Valencia-s.

Megjithëse ai u përfol si një blerje e dështuar e Los Blancos, norvegjezi është përmirësuar ndjeshëm në kampionatin holandez dhe një huazim tjetër dyvjeçar në La Liga do t’i shërbente të ambientohej me kampionatin spanjoll.

Më shumë nga Merkato