Futboll

Ofendoi Ronaldon për çështjen e përdhunimit, shkarkohet drejtori TV shtetëror në Portugali

Përdhunimi i Kathryn Mayorga nga Cristiano Ronaldo është një çështje e cila nuk ka ndikuar vetëm tek dyshja, por është shtrirë edhe tek persona të tjerë.

Komentet e bëra në rrjetin social Facebook, edhe pse disa orë më vonë janë fshirë, i kanë kushtuar vendin e punës drejtorit informativ të Televizionit Shtetëror të Portugalisë, Paulo Dentinho. Ky i fundit i ka dalë në mbrojtje 34-vjeçares, sipas së cilit drejtësia nuk po vepron sipas ligjit, duke qenë se abuzuesi është shumë i pasur, i famshëm dhe që shihet nga populli i tij, si një “hero kombëtar”.

“Ka shkelje në gradën e parë, të dytë, të tretë, etj…varet nga statusi social (i pasur, i varfër, i famshëm) i abuzuesit. Një “jo”, edhe pse është thënë nga një ku*vë- sepse edhe ajo ka të drejtë të thotë jo- nuk vlen dhe nëse abuzuesi shihet si një “hero kombëtar”, ajo sigurisht është një ku*vë, një femër e pa skrupuj. Fatmirësisht nuk është një nënë, nuk ka një djalë/vajzë nga dikush  sepse në syri e drejtësisë do shihej si fëmija i një ku*ve”,  ishte ky komenti i Dentinho, i cili i kushtoi edhe vendin e punës si drejtor informacioni,  por vazhdon të jetë një gazetar.

Postimi i tij në Facebook, ka sjellë edhe reagimin e Manuela Brandão, zëdhënës i Gestifute, agjencia e Jorge Mendes që kujdeset për interesat e Ronaldos.

“Ka drejtorë të klasit të parë, të klasit të dytë dhe disa të tjerë që kurrë nuk kanë marrë përgjegjësinë e pozicionit të tyre. Sepse të jesh drejtor i Televizionit Shtetëror nuk është e njëjta gjë si të jesh drejtor i një gazete periferike: kërkon përgjegjësi, etikë dhe seriozitet. Drejtor Informacioni? Gjynah RTP.  Cila është besueshmëria e informacionit tuaj? “, iu përgjigj Brandão.

 

Më shumë nga Futboll