Futboll

Oferta rekord e Everton u refuzua nga Diego Costa, për Atletico Madrid

Sipas raportimeve të medias spanjolle “Marca”, Everton bëri një tentativë rekord të klubit, për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Diego Costa në ditët e fundit të merkatos së verës, por vetëm për të marrë si përgjigje refuzimin e lojtarit të përfaqësueses së Spanjës, sytë e të cilit ishin vetëm për Atletico Madrid. Raportimet e “Marca” konfirmojnë se një ofertë rekord prej €75 milionë plus bonuse u dërgua nga zyrat e “Goodison Park” në adresë të “Stamford Bridge”, me qëllim blerjen e sulmuesit kontraversal, por drejtuesve të Everton iu tha shumë shpejt se Costa nuk ishte i interesuar. Ndonëse Chelsea priste me padurim shitjen e Costa, sulmuesi nuk kishte për qëllim të dëgjonte asnjë ofertë, nëse ajo nuk vinte nga ish-klubi i tij, pavarësisht embargos në merkato deri në janar.

Costa mbërriti në kryeqytetin e Spanjës ditën e premte dhe iu nënshtrua vizitave mjekësore gjatë ditës së shtunë. Nënshkrimi formal i një kontrate afatgjatë që do të vlejë £150 mijë në javë do të realizohet ditën e hënë, për të finalizuar transferimin nga Chelsea që kushtoi £57.5milionë. Costa mund të prezantohet para tifozëve të Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” ditën e mërkurë, kur Chelsea të bëhet ekipi i parë i huaj që luan në stadiumin e porsarinovuar.

Everton attempted to seal a club-record move for Diego Costa, according to Marca 

Më shumë nga Futboll