• Ofron €50 mln për “Dyshen e Artë”, Perez synon historinë e Real si Bernabeu

    Publikuar: 13 May 7:32

    Sipas asaj që raporton portali madrilen “Bernabéu Digital”, mësohet se presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez , është takuar me tre kapitenët e “Los Blancos”: Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo dhe Marcelo, për t’i ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e të bërit histori duke fituar dy trofetë madhorë të këtij sezoni, dhe motivuar ata edhe më shumë, duke rritur ndjeshëm premion, në rast se hipotekojnë njëherësh titullin kampion në La Liga dhe Champions League, një dyshe të artë, që Real Madrid nuk e ka fituar që prej 60 vitesh.

    Rezultate imazhesh për florentino perez ronaldo, ramos marcello

    Shpërbilimi për çdo njërin prej 24 futbollistëve të ekipit të parë do të ishte 2 milionë euro, po aq sa do të fitonte edhe Zidane. Në total 50 milionë euro në bonuese, plus 3 milionë të tjerë për tu shpërndarë mes stafit dhe punonjësve të tjerë të skuadrës, si dhe 11 futbollistëve të listës B. Pavarësisht kësaj premio gjigante, klubi i Real Madrid sërish do të arkëtonte shumë para, pasi deri tani ka arkëtuar 39.7 milionë për ecurinë në Champions League, të cilave do tu shtohen 15 milionë të tjera në rast se fiton finalen e Cardiff, ose 11 milionë në rast se humbet, plus 25.5 milionë euroë në për të drejtat televizive dhe bursë, për një total prej 80 milionë euro.

    Presidenti i vetëm që ka fituar Dyshen e Artë në historinë e Madridit është Santiago Bernabéu. Ai e realizoi atë në sezonin 1957-58, kur Real Madrid fitoi titullin kampion në La Liga dhe siguroi trofeun e tretë të Kupës së Europës, në Bruksel kundër Milan, me rezultatin 3-2. Florentino tashmë ka shansin të përsërisë atë arritje. Prandaj ai s’ka asnjë qëllim që të kufizohet nga shpenzimet. Për më tepër, që arritjet e skuadrës dhe fitoret në Champions League i lejojnë atij të paguajë shpërblimin dhe të arkëtojë fitime gjithsesi. Madje futbollistët nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë bonusin financiar për arritjen, pasi presidenti do të shpërndajë një pagë ekstra mes punonjësve të klubit, nëse skuadra do të fitojë ndaj Juventus, më datë 3 qershor në Cardiff të Uellsit.


    Lexo postimet e tjera