Miks Bota

OJ Simpson lë burgun pas 9 vitesh, u dënua për rrëmbim dhe grabitje me armë

OJ Simpson, ish-ylli i NFL-së (National Football League) dhe televizionit amerikan ka dalë mëngjesin e sotëm nga burgu, 24 orë para afatit. Një vendim që është marrë për të evituar kaosin dhe ndonjë incident, pasi ai duhej të linte qelinë ditën e hënë dhe jo të dielën. Por tani Simpson po shijon “lirinë me kusht” të dhënë nga gjykata, pasi ka kaluar 9 vite pas hekurave, i dënuar për grabitje me armë dhe rrëmbin personi.

Lajmin për daljen e OJ Simpson nga burgu e ka dhënë një zëdhënese e burgut të Nevadës, ku ai shlyente dënimin: “Sot, në orën 00:08, OJ Simpson ka lënë burgun e Lovelock. Nuk e dimë se ku ka shkuar. Kjo zgjedhje, për ta lënë të lirë 24 orë më herët, u bë për të evituar çdo lloj incidenti të mundshëm”.

Simpson ka kaluar 9 vitet e fundit në burgun e Lovelock, aty ku u mbyll në vitin 2008, pas akuzave dhe dënimit që mori për grabitje me armë dhe rrëmbin personi. Në fakt, Simpson u dënua me 33 vite burg, por tashmë, në moshën 70-vjeçare, është lënë i lirë me kusht nga gjykata. Pritet që ai të rikthehet në Florida, në vendlindjen e tij, por deri në vitin 2022 ai do të paraqitet rregullisht, në mënyrë periode, pranë policisë.

Më shumë nga Miks Bota