Kampionati Shqiptar

Olayinka te Gent në Belgjikë, 1.1 milionë euro në arkën e Skënderbeut

AA Gent ka dhënë më shumë hollësi mbi transferimin e tij të parë në merkaton e dimrit. Peter Olayinka, sulmuesi nigerian i kampionëve të Shqipërisë, do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2019 me kampionët e Belgjikës.

AA Gent ka dhënë më shumë hollësi mbi transferimin e tij të parë në merkaton e dimrit. Peter Olayinka, sulmuesi nigerian i kampionëve të Shqipërisë, do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2019 me kampionët e Belgjikës. “Voetbal24.be” shkruan: “Nigeriani 20-vjeçar vjen nga Skënderbeu. Kalimi i tij përflitet të realizohet për një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Javën e kaluar, ai kaloi me sukses të gjitha testet mjekësore. Olayinka ka shënuar këtë sezon 8 herë në 14 ndeshje të luajtura për Skënderbeun”.

olayinka

Peter Olayinka gjatë një ndeshjeje në Ligën e Europës, ndaj Beshiktashit

Kjo gjë u njoftua edhe para pak ditësh, në fakt, po nga mediat belge. “Voetbalkrant.com” shkruante: “Ai ishte më parë, këtë javë, i lidhur me Zulte Waregem dhe Gent, por ky i fundit, përfundimisht, do të jetë klubi i ri për kampionin e Shqipërisë, Peter Olayinka. Sulmuesi nigerian ishte dje në mbrëmje në tribunë, gjatë ndeshjes Gent – Zulte Waregem, dhe sot kishte në plan të kalonte testet mjekësore në “Buffalo”.

Olayinka është 1.88 metra i gjatë dhe këtë sezon shënoi shtatë gola në 14 ndeshje me Skënderbeun, në kampionatin shqiptar. Nëse testet mjekësore nuk zbulojë ndonjë gjë të dyshimtë, atëherë Olayinka së shpejti mund të jetë nën kontratë me kampionët e Belgjikës. Për më tepër, Gent ka edhe norvegjezin Gustav Wikheim në sy”.

[total-poll id=118135]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar