Connect with us

Futboll

Oligarku rus ofron £1mld për të shpëtuar Arsenal

Alisher Usmanov ka bërë ofertën e tij shokuese, plot 1 miliard sterlina për të blerë klubin e Arsenal. Oligarku rus, i cili ka në pronësi 30% të aksioneve të klubit ka një pasuri të përllogaritur rreth 11.2 miliardë sterlina. Usmanov i ka shkruar aksionerit në maxhorancë Stan Kroenke për të shkrehur interesimin e tij për të marrë kryesimin. Mendohet se rusi, i cili e vlerëson Arsenalin në shumën £1.6 miliardë, e dinte që oferta e tij do të refuzohej, por shpresonte që të fitonte simpatinë e tifozëve të zhgënjyer nga ‘Silent Stan’ – “I heshturi Stan”.

Rezultate imazhesh për alisher usmanov to by arsenal

Kroenke refuzoi ofertën e bërë muajin e kaluar. Një burim deklaroi për “Financial Times”: “Dy javë më parë, unë mendoja se diçka mund të ndodhte vërtetë. Tani nuk jam më i sigurtë”. Usmanov, 63-vjeçar, është një mbështetës i fuqishëm i trajnerit të Arsenal, Arsene Wenger, aq shumë i sulmuar kohët e fundit. Muajin e kaluar ai deklaroi: “Unë nuk mendoj se është vetëm trajneri përgjegjësi dhe i akuzuari për atë që po ndodh. Është e nevojshme vazhdimësia. Kjo përfshin edhe nevojën për të përgatitur një pasardhës për Wenger, por në një mënyrë shumë respektuese. Unë sugjeroj që vetë Wenger të përgatisë pasardhësin e tij”

Rezultate imazhesh për alisher usmanov to by arsenal

Usmanov, i cili ndërtoi pasurinë e tij nëpërmjet industrisë së metalit, mendohet se është i shqetësuar në lidhje me mungesën e investimeve te Arsenal. “Topçinjtë” të renditur në vend të pestë përballen me mungesën e tyre në Champions League edicionin e ardhshëm, por Usmanov aktualisht nuk ka pushtetin dhe fuqinë për të ndihmuar dhe shpëtuar klubin. Tetorin e kaluar ai deklaroi: “Unë personalisht, fatkeqësisht jam tërësisht i izoluar nga marrja e vendimeve në klub. E gjithë përgjegjësia për fatin e klubit bie mbi pjesën tjetër të aksionerëve”. Biznesmeni amerikan Kroenke, 69-vjeçar, fillimisht bleu 9.9% të aksioneve të Arsenal në prrill të vitit 2007. Me kalimin e viteve ai e rriti numrin e aksioneve të tij për të kulmuar majin e vitit të kaluar me plot 67% të aksioneve.

Më shumë nga Futboll