Miks Bota

Olimpiada 2024: Tërhiqet edhe Budapesti, ja 2 qytetet finaliste

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është thjesht çështje orësh që komiteti organizator i Lojërave Olimpike të vitit 2024 në Budapest të dorëzojë pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) letrën e tërheqjes nga gara. Kryeqyteti hungarez është tërhequr, duke lënë një duel “kokë më kokë” mes Parisit dhe Los Anxhelosit për të organizuar pas 7 vitesh Olimpiadën (në vitin 2020 zhvillohet në Tokio). Shkak i tërheqjes së Budapestit janë bërë disa përçarje politike në këtë kandidaturë si dhe një peticion popullor, që detyruan organizatorët dhe Komitetin Olimpik vendës të heqë dorë. Në tërheqjen vendosën edhe kostot e larta të organizimit, të papërballueshme si nga qeveria ashtu dhe nga Bashkia.

Komiteti organizator i Budapest 2024 pak muaj me pare, gjate prezantimit te kandidatures

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, ka konfirmuar se ka patur një takim mes Kryeministrit Viktor Orban dhe kryetarit të Bashkisë së Budapestit, Istvan Tarlos, ku kanë sqaruar gjithçka dhe kanë vendosur tërheqjen e kandidaturës. Por lëvizja kundër kësaj Olimpiade, “Momentum Mozgalam” tronditi nga themelet kandidaturën, duke mbledhur mbi 266 mijë firma, më shumë se sa nevojitej për të tërhequr Budapestin nga gara dhe nisur një referendum. Kjo edhe për faktin se Budapesti nuk kishte shumë shanse për të fituar përballë qyteteve të tjera kandidate si Parisi dhe Los Anxhelosi, favorite. Emri i qytetit fitues shpallet në shtator të këtij viti, në Lima të Perusë.

 

 

Më shumë nga Miks Bota