MMA

Olimpiada dimërore, kampionia e botës në UFC mban flakën olimpike

Një nga ikonat e arteve marciale mikse, sportistja polake Joanna Jedrzejczyk, ka nderuar disiplinën e saj, duke qenë e përzgjedhur nga UFC-ja për të mbajtur pishtarin me flakën olimpike të Olimpiadës “Pyeongchang 2018”, që nis pas një muaji në Krenë e Jugut. Ish-kampionia e botës ka udhëtuar dje në rrugët e Koresë së Jugut me pishtarin, duke u shprehur e lumtur që ka patur mundësi të mbajë flakën olimpike.

Jedrzejczyk, 14 fitore dhe vetëm 1 humbje në artet marciale mikse, u përzgjodh nga UFC-ja për të qenë e pranishme në këtë event. humbja e vetme e sportistes polake është ajo ndaj Rose Namajunas, pak muaj më parë, kur dhe dorëzoi titullin kampion bote në peshën “strawweight”.

Më shumë nga MMA