Futboll

Omar Abdulrahman, lojtari më i mirë për të cilin nuk keni dëgjuar ndonjëherë

Ai ka gati një milionë ndjekës në Instagram, është në kopertinën e një lojë kompjuteri bashkë me Neymar dhe është provuar te Manchester City.

E quajnë “Messi arab” dhe flokët karakteristike janë kopjuar nga shumë tifozë në Lindjen e Mesme. Omar Abdulrahman është futbollisti më i mirë për të cilin nuk keni dëgjuar.

Mesfushori ofensiv 26-vjeçar luan në Emiratet Arabe të Bashkuara me Al Ain dhe me përfaqësuesen emirate.

Këtë vit, FourFourTwo Asia e renditi përpara Son Heung-min të Tottenham dhe Shinji Okazaki në listën e lojtarëve më të mirë aziatikë.

Mund ta keni parë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012 ku Daniel Sturridge i tha se kishte mjaftueshëm talent për të luajtur në Evropë, Luis Suarez i kërkoi të shkëmbenin fanellat dhe Ryan Giggs kërkoi ta takonte pas ndeshjes Britaninë e Madhe për t’i dhënë bluzën e tij.

Dhe kombinimi i aftësive të tij të shfaqura në Youtube dhe stili i flokëve ‘alla’ David Luiz e ka kthyer në një yll në Azi, brenda dhe jashtë fushe.

Në Emirate ai zë faqet e mëdha të reklamave të rrugës ku reklamon marka të famshme dhe ka një marrëveshje sponsorshipi me Nike.

Abdulrahman ka qenë në kopertinën e versionit aziatik të Pro Evolution Soccer 2016, bashkë me Neymar.  Si pjesë e promovimit të lojës ai bën një shfaqe në Youtube duke treguar aftësitë e tij, ajo video është parë gati 5 milionë herë.

Ai gjithashtu u bë viral dhjetorin e kaluar kur, teksa luante si një i ftuar i Al Ahli-t ndaj Barcelona-s në një miqësore, në Katar, ai bëri një gol me stil Panenka.

“Vdisja të shihja Zidane, ai bënte futbollin të dukej aq i thjeshtë,” shprehet ai për FourFourTwo. “Kam dashur të kopjoj atë shija në fushën e lojës.”

Lindur më 1991 në Riyadit me prindër nga Jemeni, Abdulrahman u rritu duke luajtur futboll në rrugë bashkë me vëllezërit e tij Ahmed, Mohamed dhe Khalid.

Ai u zbulua për të parën herë nga Al Hilal, gjigantët e Arabisë Saudite, por Al Ain ofroi një paketë më superiore.

Ai shpërtheu në vitin 2009 dhe ka fituar tre tituj, si dhe udhëhoqi klubin e tij në Champions League aziatike në 2016.

Ai ka qenë shumë pranë Manchester City-t, por leja e punës e ka ndaluar të transferohet në Angli.

Omar Abdulrahman and Luka Modric

Gjithashtu në 2012, ai ka refuzuar një huazim te Benfica dhe këtë verë Nice tentoi ta transferonte në formë huazimi, duke i premtuar lojtarit shansin për të luajtur në UEFA Champions League. Por marrëveshja nuk u arrit.

Sitata e Abdulrahman është komplekse. Al Ain, si të gjitha skuadrat emirate, janë nën  patronazhin e një sheiku dhe ai ka refuzuar ta lejojë të largohet lojtarin.

 

Më shumë nga Futboll