E-SPORTS

ONE Championship nis ONE eSports, Demetrious Johnson do të jetë ambasadori

ONE Championship po zhytet në botën e sporteve elektronikë. Në bashkëpunim me Dentsu Inc., një agjenci marketingu japoneze, ONE Championship do të nisë ONE eSports në vitin 2019.

ONE Championship pritet të investojë 50 mln dollarë amerikanë së bashku me partnerë të tjerë, në ONE eSports dhe kanë parashikuar të fitojnë shumë të ardhura për shkak të popullaritetit të sporteve elektronikë në Azinë jug-lindore.

Demetrious “Mighty Mouse” Johnson, blerja më e famshme e ONE Championship, është emëruar ambasadori kryesor i markës.

Johnson njihet për pasionin e madh që ka për lojërat elektronike. Duke filluar nga viti 2019, ONE eSports do të zhvillohet përkrah evenimenteve të ONE Championship në qytetet e përzgjedhura.

Kompania pritet të zhvillojë evenimente në Singapor, Bangkok, Tokyo, Seoul, Ho Chi Minh, Kuala Lumpur, Manila, Xhakarta, Shanghai dhe Pekin.

Trego i lojërave është i zhvilluar goxha në këto qytete dhe potenciali për ONE eSports është i pafundmë.

Më shumë nga E-SPORTS