Kampionati Shqiptar

Operohet Arbri, rikthehet pas tre muajsh në fushën e blertë

Mbrojtësi berates, Polizoi Arbri, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gju mesditën e sotme dhe duket se gjithçka ka shkuar mirë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, për të nuk kishte zgjidhje tjetër për rikuperim, me përjashtim të operacionit.

Mbrojtësi berates, Polizoi Arbri, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gju mesditën e sotme dhe duket se gjithçka ka shkuar mirë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, për të nuk kishte zgjidhje tjetër për rikuperim, me përjashtim të operacionit. Lojtari ka biseduar edhe me drejtuesit e Vllaznisë dhe është marrë vesh me to për pagesën prej tyre të vlerës së këtij operacioni, por njëkohësisht është biseduar edhe për një rinovim kontrate për sezonin tjetër.

Arbri

Polizoi Arbri iu nënshtrua sot ndërhyrjes kirurgjikale në gju

E rëndësishme është që gjithçka ka shkuar mbarë sot dhe sipas pohimit paraprak të mjekut, që e ka kryer këtë ndërhyrje, lojtari brenda një periudhe tremujore mund të zbresë në fushën e blertë për të nisur normalisht stërvitjen me grupin dhe për t’u bërë gati për sezonin e ri. Ndërhyrja kirurgjikale e sotme është bërë në spitalin “Salus”, nisur edhe nga kontrata që klubi shkodran ka firmosur para pak kohësh me drejtuesit e tij.

Arbri

Shpenzimet e operacionit i janë mbuluar nga klubi futbollistit beratas

Pikërisht falë kësaj kontrate është bërë i mundur edhe realizimi i kësaj ndërhyrjeje, në kushte optimale. E rëndësishme është që Polizoi Arbri tashmë i ka lënë pas njëherë e mirë problemet me gjurin, që e kanë shqetësuar jo pak gjatë gjithë sezonit, dhe pritet të rikthehet sa më i fortë për sezonin e ri.
Nga Shkodra, Gjergj KOLA

 

[interaction id=”56e7034c518248f65ea0938a”]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar