Connect with us

Basketboll

Opinion / Dorëzimi Kuqezi! 

Nga Ilir Kadia

Henrri Moja që transmetonte direkt ndeshjen Austri-Shqipëri në basketboll përsëriti disa herë në dy pjësët e dyta se nuk po arrinte të kuptonte shpërfyturimin e lojës së djemve kuqezi që, nga loja dinjitoze e dy pjesëve të para, ranë në nivelin e lojës amatore dhe në fund Shqipëria u mund me rezultatin 97-63! Austriakët nuk na “shëmtuan” në fund se edhe me tre shifra do të na kishin mundur por dorëzimi i tyre ishte i një lloji tjetër! Ata u treguan xhentëlmenë!

Rezultate imazhesh për shqiperi-austri basketboll

E lanë lojën për të shtrënguar duart me djemtë tanë me topin në fushë ndërsa sekondat e fundit rrodhën të bardha! As unë nuk e kuptova ç’ndodhi ndërsa kisha në mëndje deklaratën e trajnerit Konstandinidis para ndeshjes se ishte i sigurtë që në Vienë do shihnim një Shqipëri tjetër nga ajo e Tiranës. Por shkuam në fis! U dorëzuam siç dimë të bëjmë shumë mirë sa herë! Tani kemi edhe një ndeshje në Tiranë, të fundit në garën e kualifikimit për botëror. Zero e kemi shtyllën e fitoreve! Ky është shanci i fundit që mos mbetet e tillë! Por duhet të dorëzohet Hollanda që të fitojmë ne! Unë nuk e besoj që kjo të ndodhë!

Më shumë nga Basketboll