Forum

Opinion / Gabova, tha Panuçi!

Ishte fjala për dy ndryshimet në fundin e pjesës së parë të ekipit kombëtar në ndeshjen me Maqedoninë. “Po, keni të drejtë, gabova, sepse ende nuk e njoh mirë skuadrën,”- u tha trajneri i kombëtares, Kristian Panuci gazetarëve, të cilët panë njëri-tjetrin në sy të çuditur. Sepse jo vetëm në sport, por gati në çdo fushë të jetës në Shqipëri, ndodh shumë rrallë që një drejtues të pranojë në publik se ka gabuar në një vendim të tij. Ai e pranon këtë vetëm kur bëhet “ish”! Atëherë, kur e ka marrë “ferra uratën”!
Por Panuci duket “racë” tjetër. Duket nga “raca” e njeriut që e nderon punën. Se të pranosh vërejtjen kur e sheh që ajo është e drejtë tregon respekt për punën. Italianët në shekuj e kanë treguar këtë. Neni i parë i Kushtetutës Italiane thotë se Italia është Republikë e bazuar te puna!
Puna e mbarë, Panuci!

Më shumë nga Forum