Forum

Opinion / Ja sheshi, ja mejdani…, o Partizani!

Drejtuesit e Partizanit i bënë një PR të jashtëzakonshëm ekipit të tyre, aq sa vetë shkurtesa e “public relations”, krijuar shumë e shumë kohë më parë, u vu në dyshim të ish prej amerikanëve apo anglezëve dhe ish krijuar këtë verë si shkurtesë e emrit “Partizani” prej drejtuesve aktualë të tij. Dhe aq të fryra ishin përkëdheljet e bishtit të vetvetes sa “guerrilsat” u ftuan në stadium dje për të parë një goleadë në ndeshjen me Laçin, se me “ekipet e vogla” fitohet kampionati. Në tribunë krekosur “yje” të botës me supet e gjokset plot spaleta dhe dekorata.
Mirëpo, në mejdan u shfry si gjel plastik i gjori Partizan! Dhe për pak sa tifozët e Laçit nuk iu gëzuan goleadës ndaj “qindramilionëshve”. Se e ka thënë kënga labe qëmoti me humor: “Mos u mburr, mos u lëvdo, nesër mbrëma do të shoh”!
Dhe pamë vërtet një Partizan…, -3 nga synimi kampionat!

Më shumë nga Forum