Forum

Opinion / Jepi De Biazit çfarë i takon… De Biazit!

Nga ILIR KADIA
De Biazi tha jo! Nuk rinovoj në nëntor! Uroj që mos ta bëjë më 28 nëntor! Se tani ai ka edhe pasaportë shqiptare dhe nuk do të tingëllonte mirë. Megjithatë, është vendimi i tij. Ndër sportdashësit kuqezinj, të gëzuarit janë pak. Por edhe të hidhëruarit janë pak. Se për çdo njeri vjen një kohë dhe cikli mbyllet. Sportist a politikan qofsh! De Biazi e dashuroi punën e tij. Ndërtoi një kombëtare të shkëlqyer, që na ndriti zemrat me gëzim. Tërë shqiptarët nuk e kishin ngritur kokën dhe flamujt aq lart, në mes të Europës, dhe me aq krenari sa në Francë, kur bota e tërë i shikonte në sy me habi, sikur desh të pyesë: Ku paskeni qenë?!
Ishte De Biazi, Ganiu ynë në krye të ekipit, që belbëzonte fjalët e Himnit Kombëtar. Ishte ai që hidhej përpjetë kur bënim gola a humbnim shanse, apo përplaste këmbët e ulte kokën kur djemtë gabonin.
T’i japim De Biazit atë që i takon, shqiptarçe. I bëmë nder kur i besuam kombëtaren, na nderoi kur na bëri krenarë me të. Tani ai duhet të mos bëjë “italianin”. Jo llafe! As ne të mos bëjmë ”shqiptarin”! Mosmirënjohësin!

Më shumë nga Forum