Kampionati Shqiptar

Opinion / Mbretëreshës “Teuta” i erdhi koha që të zgjohet!

Nga JUSTIN BESPALLA
Teuta-Mbretereshë, jo në letër, por në fushë. Akoma më kujtohen vitet që luaja, 1990-2000. Akoma më kujtohen me nostalgji individët. Përse? Sepse ke për çfarë flet dhe prapë nuk i thua dot të gjitha. Periudha e errët kaloi, vështirësitë kaluan, duke përmendur këtu sakrificat e atyre që ishin pjesë aktive, drejtues e sportistë, pa mohuar vlerat, por edhe duke vënë në dukje mangësitë.

Pa mohuar ata tifozë, që nuk kursyen asgjë, edhe qindarkën e fundit për të ndjekur ekipin e tyre, pa i anashkaluar dhunimet e tyre e prapë e ndoqën me pasion e besnikëri, derisa u rikthyen atje ku e meritojnë. Ka ardhur koha që Teuta të fitojë trofe, të prodhojë lojtarë e futboll bashkohor, të përballet denjësisht me çdo ekip, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.

Duhen respektuar të gjithë ata që kanë punuar për këtë emër, por ka ardhur koha për ndryshimin e situatës, ndaj “Mbretëresha” duhet të zgjohet. Nga akademia, së pari, që të funksionojë e prodhojë lojtarë, që të jenë të gatshëm për ekipin e parë.

Duhen lojtarë me karakter e kriterere për të përfaqësuar këtë emër të madh të futbollit shqiptar. Duhen lojtarë joendacakë e sezonalë. Prandaj, duhet frymë e re, brez i ri, ide e vizione të reja. Duhen karizmatikët, ndryshe Teuta do të mbetet një “Mbretëreshë” e përgjumur.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar