Forum

Opinion / “Pushkatim dhe varje”, epoka Moxhi!

Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i kombëtares e theu disiplinën e stërvitjes dhe Luciano Moxhi e dënoi me mosaktivizim në ndeshjen ndaj Laçit. Shih për këtë Partizani humbi, u mund në shtëpi 0:2. Mungesa e Alban Hoxhës ndikoi shumë. Por, as në ndeshjen tjetër nuk do të luajë, nëse nuk kërkon ndjesë para ekipit, thotë Moxhi, duke shtuar se ai do të paguajë edhe dymijë euro gjobë për shkeljen e disiplinës. Pra, jo vetëm ”pushkatim”, por edhe “varje” për Alban Hoxhën!
A është kjo tepri nga drejtuesit e rinj të Partizanit?! Matur me metrin tonë, po. Por me këtë metër Partizani ra nga kategoria disa vjet më parë dhe ka kaq vite që nuk vë dot kurorën e “mbretit”, kampion i Shqipërisë. Moxhi nuk do të vërë në portën e Partizanit nipin e tij, as atë që paguan nën dorë. As gjobën e Albanit nuk do ta fusë në xhep të tij. Moxhi po u mëson lojtarëve tanë, duke fillluar nga më i miri i tyre te Partizani, Alban Hoxha, se rregulli dhe disiplina janë të parat. “Pushkatim dhe varje”?! Po, por për të qenë më të mirët, ky është çmimi!

Më shumë nga Forum