Forum

Opinion / Shqipërisë sot i mungojnë Sami Bushatët!

Nga ILIR KADIA

Sami Bushati. E thërras në kujtime sa herë vjen qershori. Na trokiste derë më derë nga Spitali në Kinostudio e na ftonte të tregonim sa të zotë ishim në futboll. E vizonte vetë fushën me gëlqere, i mbushte vetë diplomat dhe kupat prej xhami i blinte vetë. Por ne na bënte të përpëliteshim në ëndrra sikur ishim Pele apo Pano! Pastaj fillonin ndeshjet. Vajzat luanin volejboll para ndeshjeve tona, gjithmonë! Ne bënim tifo për gocat e Kinostudios. Ajo ish shtëpia jonë e madhe. Pastaj ato vinin na shihnin ne. Adrenalina në maksimum. Një gol i yti apo një penallti e pritur të bënte hero të bisedave të mbrëmjes. Po të ish gjallë sot Sami Bushati, kupën që morëm si rruga “Aleksander Mojsiu” në verën e 1970-tës do shkoja t’ia dhuroja atij. Me mend e kam bërë! I mungojnë sot Shqipërisë Sami Bushatët! Dhe mua më vjen shumë keq për fëmijët e sotëm, që nuk mund të shohin dot ëndrra të tilla. Apo ndoshta ka dhe ne nuk i njohim?!

Më shumë nga Forum