Çiklizëm

Organizatorët e Turit: Zgjidhni çështjen “Froome”, nuk e duam në garë

Drejtori i Turit të Francës, Christian Prudhomme, i ka kërkuar autoriteteve të çiklizmit që të veprojnë shpejt për të sqaruar çështjen e dopingut që ka prekur fituesin e këtij turneu Chris Froome. Në fakt, britaniku doli pozitiv në Vueltën e Spanjës, titull që mund ta humbasë, por ai mund të marrë edhe një pezullim pas skandalit doping. Prudhomme nuk dëshiron të përsëritet e njëjta situatë si 6 vite më parë, kur Alberto Contador fitoi Turin e Francës, ndërkohë që ishte nën hetim për përdorim dopingu dhe iu hoq fitorja disa muaj më vonë.

Drejtori i Turit të Francës, Christian Prudhomme

Ne duam që hetimet të përfundojnë sa më shpejt dhe jo të zgjasin pafund, të këtë qartësi nga kjo situatë e krijuar. Ne duam një përgjigje nga UÇI sa më shpejt. Nk duam që Froome të marrë pjesë në Turin e Francës, ndërkohë që është nën hetim për doping”, tha Prudhomme për mediat britanike. Froome, 32 vjeç, doli pozitiv me salbutamol 2 javë më parë, por ai u justifikua se këtë medikament e merr për shkak të astmës. Por si në testin A ashtu dhe atë B të kryer në urinën e çiklistit, substanca e ndaluar doli 2 herë mbi norma.

Më shumë nga Çiklizëm