Connect with us

Boks

Organizon festë me femra pas humbjes, e vjedhin në hotel

Boksieri meksikan Julio Chavez Junior është vjedhur nga një grup femrash në hotelin e tij në Las Vegas, pak ditë pas duelit që zhvilloi më 6 maj me patriotin e tij Saul “Canelo” Alvarez, ku u mund me vendim unanim të gjyqtarëve. Lajmin e ka konfirmuar sot televizioni amerikan ESPN, që i referohet një denoncimi që ka bërë bashkëshortja e boksierit, Frida. Kjo e fundit ka thënë se bashkëshortit i kanë vjedhur celularin, një orë me vlerën e 40 mijë dollarëve dhe një çantë me sende personale të bosimit.

Boksieri meksikan Julio Chavez Junior gjate festes me femra

Çanta e sportit është gjetur më pas jashtë hotelit, e hedhur në rrugë, por jo ora dhe celulari. Frida Chavez ka thënë se janë disa femra ato që kanë kryer vjedhjen e ish-kampionit të botës në peshën e mesme, gjatë një feste që ai organizoi më 8 maj. Policia ka kontrolluar xhirimet e kamerave të sigurisë dhe ka konfirmuar praninë e disa femrave në dhomën ku Chavez organizoi festën dhe ka nisur hetimet.

Boksieri meksikan Julio Chavez Junior

Më shumë nga Boks