Gossip

Organizonte ndeshje gjelash, arrestohet nga policia ish-lojtari i Barça-s dhe Brazilit

Ish-lojtari i Barcelona-s dhe Brazilit Fabio Rochemback është arrestuar në Brazil për përfshirjen në ndeshje gjelash, diçka e paligjshme.

Rochemback është kapur në Rio Grande do Sul, në jug të Brazilit, dhe i janë konfiskuar 89 gjela dhe 30,000 euro.

rochemback.jpg

Ndeshja mes kafshëve kategorizohet si krim ambiental në Brazil dhe kjo është hera e dytë që Rochemback, një ish-lojtar i Barcelona-s, ka probleme me ligjin.

Në vitin 2011, Rochemback është arrestuar në fermën e tij për të njëjtin krim nga forcat e policisë. Ndeshja mes gjelave është një biznes i madh në zonat rurale të Brazilit, dhe zakonisht luhen shumë të mëdha.

 

Më shumë nga Gossip