Europa League

Orges Shehi: Jemi kthyer më të fortë në Europë

Kapiteni i Skënderbeut ka dalë bashkë me trajnerin Ilir Daja para gazetarëve në konferencën e zakonshme të shtypit. Ai ka folur për atë çfarë pritet të ndodhë në stadiumin e Kievit.

Sezonin e kaluar Skënderbeu nuk mori pjesë në kompeticionet europiane…
Po, nuk ishim në Europë, dhe na kanë munguar shumë emocionet europiane, kjo për shkak se jemi mësuar që të luajmë regullisht në Europë. Personalisht, isha pjesë e ekipit kombëtar dhe kam marrë pjesë në “Euro 2016”. Mendoj se pezullimi na bëri vetëm më të fortë dhe më të uritur për fitore.

A mund të krahasoni Dinamon aktuale me atë që keni luajtur pak vite më parë në miqësore?
Jemi takuar me Dinamon e Kievit disa herë, si gjatë përgatitjeve të verës, ashtu edhe të dimrit. Natyrisht, që atëherë ekipi ka ndryshuar, por nuk dua të flas për Dinamon. Më mirë të flas për ekipin tim. Që atëherë edhe ne kemi ndryshuar shumë, kemi një trajner të ri dhe po ashtu shumë lojtarë të rinj, sepse ka pasur lëvizje. E vlerësoj Dinamon, por do të japim maksimumin dhe do luajmë shanset tona për të marrë një rezultat pozitiv.

Fakti që nga Dinamo është larguar Jarmolenko, a është një lajm i mirë për ju?
Sigurisht që po. Është mirë për ne, sepse Jarmolenko ishte kapiten, lojtari më i mirë i Dinamos. Por edhe ne kemi humbur lojtarin tonë kryesor, Latifin, gjatë merkatos. Në këtë aspekt jemi barazim.

 

Më shumë nga Europa League