Europa League

Orges Shehi: “Keqardhje për humbjen, por e mbyllëm me dinjitet”

Heroik si gjithmonë në përpjekjet e tij për të shpëtuar portën e Skënderbeut, portieri dhe kampiteni i bardhekuqëve, Orges Shehi nuk mundi dot që të mbante të paprekur rrjetën dhe as që të shmangte atë gol të përmbysjes ndaj Young Boys. I mundur me rezultatin 2-1, në atë që sipas të gjitha gjasave është ndeshja e tij e fundit në Kupat e Europës, Shehi preferon të theksojë paraqitjen cilësore të ekipit të Skënderbeut, më shumë se të përflasë humbjen dhe ndikimin e arbitrit në këtë disfatë të pafatë të korçarëve.

“Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund, të vjen keq dhe e qan humbjen. Nga ana tjetër nuk ndihem keq, pasi zhvilluam një ndjeshje të mirë duke bërë një lojtë cilësore. Para ndeshjes u thashë thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze. Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, pretendonim ndoshta për diçka më shumë, nuk e kam parë qartë por nga ajo që mu tha nga shokët e skuadrës, janë disa raste të dyshimta. Gjithsesi, nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona. Kemi bërë një kompeticion të mirë, duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip. Bluzën dhe dorezat do t’i mbaj, pasi janë simbol i një paraqitje të mirë e pozitive në një kompeticion të rëndësishëm, për më tepër që është hera e dytë që e kemi realizuar këtë arritje”, u shpreh kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi.

Më shumë nga Europa League