Kampionati Shqiptar

Orges Shehi merr titullin “Doctor Honoris Causa”, ja motivacioni

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, është dekoruar sot nga Universiteti “Fan Stilian Noli” në Korçë me titullin “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin: “Futbollist i madh i Skënderbeut dhe i mbarë futbollit shqiptar, që po nderon qytetin e Korçës dhe Shqipërinë në arenën ndërkombetare. Ish-student dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, që me portretin e tij njerëzor dhe profesional është bërë shembull i gjallë për edukimin e brezave të rinj të sportit shqiptar”.

Universiteti i qytetit juglindor, gjithashtu, ka nderuar presidentin Ardjan Takaj me çertifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në sukseset e klubit korçar të futbollit në Shqipëri, por edhe në arenën europiane. Me këtë rast, faqja zyrtare e Skënderbeut në Facebook ka këtë falenderim: “Gjejmë rastin të falënderojmë senatin, rektoratin dhe studentët e universitetit për këto vlerësime, të cilat na shtyjnë edhe me shumë për të ecur para dhe për të arritur suksese më të mëdha në të ardhmen”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar