UFC

Ortega: UFC më kompensoi, tani lutem për Max Holloway

Brian Ortega thotë se ai dhe Dana White ishin në gjendje të binin dakord financiarisht pas anulimit të ndeshjes së titullit në UFC 226.

Tani fokusi i vetëm i T-City do të jetë titulli, dhe ai është gati të ndeshet me këdo për të megjithëse shpreson të jetë ndaj kampionit aktual Max Holloway.

“Pranoj çdo kundërshtar për titullin,” shprehet Ortega.

“Ai është synimi im i vetëm. I kam vënë syrin floririt. Nuk ka rëndësi kundërshtari.

“Tani ndihem mirë, në fillim isha shumë keq. Fola me Dana White disa ditë më parë dhe çdo gjë është mirë mes nesh.

“Ai më kompensoi, arritëm marrëveshjen. Synimi tani mbetet titulli kampion. Lutem që Holloway të shërohet dhe të rikthehet sa më shpejtë. Shpresoj që ai të rikthehet.”

Më shumë nga UFC