• Oscar: Kina mund të rivalizojë edhe Premier League

    Publikuar: 11 Jan 9:26

    Përforcimi i ri i Shanghai SIPG, Oscar, beson se Superliga Kineze eventualisht mund të konkurrojë me Premier League, nëse më shumë yje të tjerë vendosin të shkojnë në Azi. Oscar u transferua për një shumë të madhe, prej 60 milionë eurosh nga liderët e Premier League, Chelsea, te Shangai SIPG, në janar, duke u lidhur me patriotin e tij, Hulk, dhe trajnerin Andre Villas-Boas. 25-vjeçari, i cili shënoi në paraqitjen e tij të pare, në fitoren e miqësores ndaj Al Batin, arrin në këtë kampionat në një kohë kur Carlos Tevez, Axel Witsel, Ramires, Alex Teixeira, Ezequiel Lavezzi, John Obi Mikel, Graziano Pelle, Burak Yilmaz, Paulinho, Renato Augusto, Fredy Guarin dhe Jackson Martinez e quajnë Kinën si shtëpi tashmë.

    Oscar te Shanghai

    Dhe Oscar mendon se pagesat e larta vetëm do të shtojnë të tjerë yje në Superligën Kineze. “Nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, ndoshta po, sepse klubet kineze kanë shumë projekte të mira, – tha ai për “Sky Sports”. – Sigurisht, Premier League ka nivelin më të lartë të lojtarëve në botë, por edhe klubet kineze janë shumë të mira në këtë drejtim. Këtu i ndihmojnë lojtarët e rinj shumë dhe unë shpresoj ta vazhdojnë këtë gjë, sepse vij për të ndihmuar. Transferimi ishte diçka e mirë për mua, Chelsea dhe Shanghai. Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Superligën Kineze.”


    Lexo postimet e tjera