Kampionati Shqiptar

Osmani, futbollisti i parë në botë që rinovon në avion

Tefik Osmani, mbrojtësi korçar i Skënderbeut, njihet nga të gjithë për humorin e tij të hollë, për rolin e “shakaxhiut” në çdo skuadër futbolli ku ka luajtur. Me të në stërvitje minutat kalojnë pa u ndier, madje edhe pa u lodhur. Futbollisti në fjalë kishte menduar të bënte diçka të veçantë nga të tjerët edhe sa i takon rinovimit të kontratës me presidentin Ardian Takaj.

Tefik Osmani, mbrojtësi korçar i Skënderbeut, njihet nga të gjithë për humorin e tij të hollë, për rolin e “shakaxhiut” në çdo skuadër futbolli ku ka luajtur. Me të në stërvitje minutat kalojnë pa u ndier, madje edhe pa u lodhur. Futbollisti në fjalë kishte menduar të bënte diçka të veçantë nga të tjerët edhe sa i takon rinovimit të kontratës me presidentin Ardian Takaj.

 

E kishte paralajmëruar vetë, se firma mbi kontratë nuk do të hidhej në tokë; as në zyrën e Takajt, as në zyrat e klubit dhe as në përgatitoren austriake. Këtë gjë do ta bënte si askush tjetër, në avion. Pikërisht, të martën pasdite, duke “fluturuar” nga Austria për në Tiranë, Osmani dhe Takaj kanë zyrtarizuar bashkëpunimin edhe për një sezon.

Osmani me familjen

Tefik Osmani me familjen e tij

Ky moment i veçantë, që duket se do të intrigojë edhe të tjerët për ta bërë një gjë të tillë në avion (ka futbollistë që kanë bërë dasmat në avionë e shumë gjëra të tjera, por për të nënshkruar kontratë nuk kemi dëgjuar) është shoqëruar me duatrokitje nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik. Po ashtu, nuk ka munguar as fotoja, që do të ruhet në arkivën e Tefik Osmanit si një nga çastet pikante të karrierës së tij. Vetë Osmani, rinovimin me Skënderbeun në avion e ka vlerësuar kështu: “Nuk jam numri 1 në botë për futboll, por jam i pari në botë që firmos në avion…”

Osmani me puro

Tefik Osmani imiton bashkë me Arapin, Shehin dhe Vangjelin presidentin Takaj, duke pirë puro…

Në fakt, ai dhe Radas ishin të vetmit, që nuk kishin hedhur ende firmën në kontratë. Mbrojtësi kroat e zgjati bashkëpunimin me Takajn në Austri, ku nënshkroi edhe për 1 vit, ndërsa Osmani e çoi të tijën deri në fund, duke e detyruar Takajn të ishte bashkë me skuadrën në kthim nga Austria dhe të firmoste mijëra kilometra në lartësi, sipër reve.

Tefik Osmani do të ketë sezonin e dytë me Skënderbeun, skuadër me të cilën u shpall kampion. Sezonin e kaluar ai ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Më herët në Shqipëri ky futbollist ka luajtur edhe me Tiranën, Vllazninë dhe Teutën, në Superiore, si dhe me Tomorin e Beratit në Kategorinë e Parë. Ai ka qenë disa herë i grumbulluar edhe me ekipin kombëtar, por ka luajtur vetëm një ndeshje, si zëvendësues, më 7 qershor 2013, në barazimin 1-1 të Shqipërisë me Norvegjinë, në Tiranë.

[total-poll id=48717]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar