Connect with us

Kampionati Shqiptar

Osmani: Kot lodhen të tjerët, titulli mbetet në Korçë!

Në një prononcim për mediat, mesfushori bardhekuq, Tefik Osmani, shprehet i bindur se titulli varet nga këmbët e ekipit të tij.

Në një prononcim për mediat, mesfushori bardhekuq, Tefik Osmani, shprehet i bindur se titulli varet nga këmbët e ekipit të tij. Ai beson se Skënderbeu e ka forcën për t’i fituar të gjitha ndeshjet e mbetura : “Ndaj Teutës mora një goditje tek i njëjti vend, ku pësova tërheqjen në Gjirokastër, çka më krijoi një hematomë. Them se deri ditën e hënë, kur do të luhet ndeshja e radhës, do të jem gati. Të shohim si do të jem këto ditë dhe si do të më përgjigjet muskuli i këmbës. Besoj se do të jem në fushë ndaj Tiranës. Sa i takon titullit, unë mendoj se do të vendoset nga këmbët tona dhe nuk është në dorën e askujt tjetër. Barazimi i rivalëve në ndeshjen direkte na gëzoi, pasi para ndeshjes së fundit shpresonim te të tjerët.

Tani e kemi titullin vetë në dorë, do të vendoset në tri sfidat e mbetura të kampionatit. E para është ndaj Tiranës, pastaj do të mendojmë për të tjerat. Dua të them dy fjalë për ballafaqimin me Tiranën. Çdo ndeshje, deri në fund, është e vështirë. Nuk ka rëndësi emri i kundërshtarit që kemi përballë. Pikët janë të rëndësishme për çdo skuadër, pasi nuk ka mundësi rikuperimi. Kampionatin e ka bërë Skënderbeu më të bukur. Pas humbjes me Partizanin, jemi ne që e futëm kampionatin në këtë ritëm. Nuk i kemi lejuar njerëzit të flasin siç duan, përgjigjen ua kemi dhënë menjëherë në fushë”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar