Futboll

Ospina është i Napolit, zyrtarizohet të enjten  pas testeve mjekësore

Vetëm dy ditë nga mbyllja e merkatos, Napoli ka zgjedhur portierin që do të mbrojë portën e të kaltërve për sezonin e ardhshëm. Me Meret të dëmtuar dhe Karnezis, Ancelotti mund të besojë tashmë dhe te David Ospina. Portieri 29-vjeçar, i gjatë 183 cm ka ardhur në huazim me të drejtë blerje nga Arsenal.

I bllokuar nga Cech dhe Leno, portieri kolumbian do të mbërrijë të enjten nga Londra në Romë, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Villa Stuart. Në sezonin e fundit, portieri i “Topçinjëve” dhe i “Cafeteros” është aktivizuar në 21 ndeshje, respektivisht: 5 në Premier League, 10 në Europa League, 5 në Efl Cup dhe një në Fa Cup. Në Kupën e Botës, ai ishte titullar në të katër ndeshjet e zhvilluara nga Kolumbia, e eliminuar me penallti nga Anglia në të tetat.

Më shumë nga Futboll