Kampionatet në Europë

Otamendi “spiunon” Pep: Ai na detyron të studiojmë anglishten

Pas fitores së Manchester City kundër Napolit, Nicolás Otamendi foli për stacionin argjentinas “Fox Sport Radio”. Mbrojtësi tha se trajneri Pep Guardiola kujdeset për çdo detaj të “qytetarëve”. “Pas lojrave është e detyrueshme të ngrënit në klub. Ushqimi dhe pjesa tjetër janë të rëndësishme, sepse luajmë shumë shpesh. Pep është një hamës i bezdisshëm dhe, gjithashtu, na detyron për të studiuar gjuhën angleze, sepse takimet janë në këtë gjuhë. Në dhjetor kam një test për gjuhën angleze, – tha Otamendi, i cili ka qenë pjesë e Manchester City që nga viti 2015, një vit para mbërritjes së Guardiolës. – Trajneri është gjithmonë në krye të skuadrës, edhe kur nuk flasim për futboll. Na pyet në lidhje me familjen dhe gjëra të tjera nga jeta.”

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë