Connect with us

Futboll

Owen tallet me peshën e Ronaldo-s

Ballon d’Or iu prezantua në “Santiago Bernabeu” Cristiano Ronaldos në prag të ndeshjes së vlefshme për La Liga-n kundër Granada-s. Për të treguar mbështetjen e tyre kishin ardhur edhe disa prej legjendave të Real Madrid si Kopa, Gento, Figo, Zidane Ronaldo dhe Owen, të cilët përveçse kanë luajtur me Los Blancos, kanë fituar edhe Ballon d’Or gjatë karrierës së tyre.

Ballon d’Or iu prezantua në “Santiago Bernabeu” Cristiano Ronaldos në prag të ndeshjes së vlefshme për La Liga-n kundër Granada-s. Për të treguar mbështetjen e tyre kishin ardhur edhe disa prej legjendave të Real Madrid si Kopa, Gento, Figo, Zidane Ronaldo dhe Owen, të cilët përveçse kanë luajtur me Los Blancos, kanë fituar edhe Ballon d’Or gjatë karrierës së tyre. Përpara se të fillonte ndeshja të gjithë dolën në fushë duke përshëndetur Cristianon e duke duartrokitur trofeun e katërt personal të portugezit.

Teksa Ronaldo dhe Owen, shokë ekipi gjatë sezonit 2004/05 te Real, u ri-takuan me sa duket do t’ia kenë kaluar shumë mirë me anglezin që më pas zgjodhi Twitter-in për t’u tallur me brazilianin për sa i përket peshës së tij trupore. Në ditët e tyre më të mira ata kanë qenë sulmuesit që çdo ekip do të jepte miliona për t’i pasur në ekip. Por ditët e sotme, ne na mbetet vetëm të shikojmë në Youtube golat spektakolarë që kanë shënuar ndër vite.

 

Më shumë nga Futboll