Connect with us

Futboll

Ozil: “E ardhmja ime tek Arsenal varet nga Wenger, nëse ai largohet…”

Mesut Ozil ka thënë se ai do të donte të nënshkruante një kontratë të re me Arsenal por në fillim kërkon të dijë nëse Arsene Wenger do të qëndrojë në “Emirates” edhe pas këtij sezoni përpara se të lidhej për disa vite të tjerë me klubin.

Mesut Ozil ka thënë se ai do të donte të nënshkruante një kontratë të re me Arsenal por në fillim kërkon të dijë nëse Arsene Wenger do të qëndrojë në “Emirates” edhe pas këtij sezoni përpara se të lidhej për disa vite të tjerë me klubin. Mesfushori, i cili ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij, u shpreh gjatë një interviste me revistën gjermane Kicker: “Jam shumë, shumë i lumtur te Arsenal dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe klubit. Tifozët duan që unë të qëndroj dhe tani është në dorë të klubit.”

Image result for mesut ozil

Ozil, i cili nënshkroi me Arsenal në 2013 pas tre vitesh te Real Madrid, tha se nuk është një vendim financiar: “Klubi e di që arsyeja kryesore që jam këtu është Arsene Wenger. Ai është trajneri që më bleu dhe ai është trajneri që ka besim tek unë. Edhe klubi e di që dua të dijë për sa i përket të ardhmes së trajnerit.” Kontrata e Wenger skadon gjatë kësaj vere. Lojtari i përfaqësueses gjermane është kritikuar për vonesën e rinovimit, sidomos nga legjenda Thierry Henry i cili para disa ditësh u shpreh se Ozil bashkë me Sanchez po mbajnë peng klubin me kërkesat e tyre.

Image result for mesut ozil alexis sanchez

Gjithsesi, Ozil thotë se nuk i intereson se çfarë mendon ish-lojtari i Topçinjve duke shtuar se asnjëri nuk e di historinë e plotë. “Të gjithë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre por mua nuk më intereson shumë. Ish-lojtarë apo njerëz të tjerë nuk e dinë se çfarë po thuhet midis meje dhe klubit.” Wenger, kur u pyet rreth mundësisë së rinovimit të Ozil dhe Sanchez përtej 2018-ës, u shpreh muajin e kaluar se çdo ekip humb lojtarët e mëdhenj dhe se asnjë individ nuk është më i madh se Arsenal.

 

[interaction id=”5872bac72c94162c23640be8″]

Më shumë nga Futboll