RUSI 2018

Ozil zbulon finalen e ëndrrave në Kupën e Botës

Të mundë Anglinë në finalen e Kupës së Botës në Rusi është skenari i ëndrrave të yllit të Gjermanisë Mesut Ozil.

Asi i Arsenal ishte pjesë e Gjermanisë kampione katër vite më parë dhe tani do të mundohet të mbrojë titullin si ekipi i parë europain që e bën këtë gjë pas Italisë më 1938.

“Aktualisht jemi kampionët në fuqi. Duhet të mundohemi të përsërisim atë që kemi bërë katër vite më parë për të arritur përsëri në finale, këtë gjë presin tifozët tanë,” shprehet ai për The Evening Standard.

“Por, personalisht, ëndërroj të përballem me Anglinë në finale dhe t’i mundim pa patur nevojë për kohën shtesë. Anglia është një ekip i fortë, dhe këtë e ka treguar edhe gjatë kualifikueseve.

“Ata do të shkojnë deri në fazat finale të botërorit, këtë pres unë. Është një nga skuadrat më të vështira për t’u mundur. Përveç tyre shoh favorit edhe Brazilin me Argjentinën, por edhe Spanjën me Portugalinë.

“Të gjithë po stërviten për të shkuar deri në fund por do të ketë gjithmonë ndonjë ekip surprizë që do të prishë planet e të mëdhave. Mbase këtë herë do të jetë Belgjika.”

Më shumë nga RUSI 2018