Premier League

Ozil: Nuk më intereson çfarë thonë kritikët, ka dhe njerëz që s’më pëlqejnë

Pavarësisht se është fitues i Kupës së Botës dhe një lojtar i suksesshëm në nivelin më të lartë, Ozil shpesh ka hasur në akuza, se nuk ka dhënë mjaftueshëm te “Topçinjtë” e Londrës, sidomos në lojërat e mëdha.

Megjithatë, në moshën 30-vjeçare, mesfushori i talentuar ka bërë të ditur se nuk mund t’i kënaqë të gjithë dhe se ka mësuar t’iu kushtojë vëmendje vetëm mendimeve të trajnerëve dhe familjes së tij. Ozil i tha “Daily Mail”:

“Shikoni, unë e di se ka njerëz që më pëlqejnë, por ka edhe të tjerë që nuk më pëlqejnë. Ky është një fakt i jetës. Por, për mua, ajo që është e rëndësishme lidhet me njerëzit që më rrethojnë. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit jashtë këtij rrethi. Nuk më prekin mua.

Nëse trajneri, ose njerëzit e rrethit tim më thonë: Mesut, ju duhet ta bëni këtë, ose duhet të bëni atë, atëherë i dëgjoj. Por, unë nuk marr për bazë atë që thotë dikush tjetër. Me të vërtetë nuk më prekin fare me kritikat e tyre.

Personalisht, mendoj se gjërat po shkojnë mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të pushoj së punuari. Gjëja më e rëndësishme është se ekipi po shkon mirë për momentin. Por është një proces. Çdo trajner ka një strategji, apo filozofi të ndryshme dhe ne mund ta ndiejmë këtë”.

Më shumë nga Premier League